Këngëtarja e njohur Fifi, kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar për shkak të ndryshimit drastik që ka bërë në pamje.

Ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ku humbur shumë kilogramë dhe është bërë mjaft elegante.

Por këngëtarja nuk është ndalur me kaq, së fundmi ajo ka lyer flokët bjonde. Është hera e parë që Fifin e shohim bjonde dhe ndryshimi që ka pësuar është drastik.

Rënia në peshë dhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve, e kanë bërë Fifin të duket njeri tjetër.