“Me “arushin” në pyll”, Daniela dhe Franko realizojnë takimin e parë

4 fronistët e “Love Story” kanë pasur takimet e para: Kristi me Kristinën dhe Daniela me Frankon. Ditën e sotme është diskutuar takimi i fronistëve dhe konkurrentëve  në “Talk Love Story”.

E pyetur nga moderatori Eni Shehu, Daniela ka treguar më shumë detaje në lidhje me takimin e tyre duke thënë se është ndjerë mjaft mirë.

Eni: Daniela në takim me “arushin”…Mendova se do i thërrisje prapë

Daniela: E kam ndryshuar

Eni: Si ka shkuar takimi?

Daniela: Ka shkuar më mirë sesa e prisja

Eni: Në pyll, ku ishte?

Daniela: Ishim në një pjesë pylli, por do ta zbulojmë të hënën.

Nga ana tjetër, Franko ka treguar si është ndjerë ai gjatë këtij takimi.

Franko: U ndjeva shumë mirë të them të drejtën. Shkoi shumë mirë, nuk e prisja. Kishte momente të bukura e kishte momente që u folën gjëra të drejta të them të drejtën. U folën ato gjëra që mund të fliten në takim të parë në përgjithësi.

Po ashtu, në studio është diskutuar dhe në lidhje me takimin e Kristit dhe Kristinës.

Kristina: Meqë Kristit i pëlqejnë ato prekjet dhe mesa e tha herët e parë, ia bëra më të prekshme..

Eni: Si u ndjeve nga ato prekje Kristi?

Kristi: Mua në fakt më erdhi keq sepse prisja një masazh full body edhe masazhi ngeli vetëm te dora dhe u mërzita shumë.

“Pashë një foto gjysmë të zhveshur në Instagram ishe shumë ‘hot’”, Kristina merr sërish vëmendjen

Në episodin e sotëm të “Talk Love Story” në Tv Klan, vëmendjen e ka marrë Kristina. Moderatori Eni Shehu tha se kishte parë një foto të saj gjysmë të zhveshur.

Kjo ka ndezur debatet në studio dhe Kristina tha se ka zhvilluar një takim me Kristin dhe kanë shkëmbyer shumë prekje mes tyre.

Eni Shehu: Pas një foto që kishte postuar në Instagram gjysmë e zhveshur, shumë hot dukeshe aty? Çfarë ndodhi në takimin tuaj?

Kristina: Duke qenë se Kristit i pëlqejnë ato prekjet, ja bëra më të prekshme.

Kristi: Mua më erdhi keq se prishja një masazh të plotë, por ngeli deri tek dora. U mërzita shumë.  

Xhensila Pere: Mesi presim që ta shohim këtë takim.

Eni Shehu: Shumë e guximshme qenka treguar Kristina që në takimin e parë, por nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe siç prisnim?

Zhaklin Lekatari: Por Kristina doli dhe bëri një rrotullim, duke qenë se pika e saj e fortë është trupi, ka një trup shumë të bukur me thënë të drejtën, sa herë që e shoh e komplimentojë. Ajo luan me pikat e forta të saj që në hapat e parë. Kjo është një strategji që ka ndjekur.

Kristi: Unë u fokusova shumë tek prekja tek aspekti mental, jo sa shumë desha.

Eni Shehu: Ta lëmë që ta shohim të hënën takimin.

“Djemtë s’më kanë respektuar”, “Ku e pe që jemi të cekët?”, bisedat në Whatsapp fusin ‘në sherr’ konkurrentët

Në episodin e sotëm të “Talk Love Story” në Tv Klan, janë publikuar bisedat në Whatsapp mes konkurrentëve. Bisedat e tyre kanë ngjallur debate, pasi deklaratave të Danielës, e cila kishte akuzuar se djemtë nuk e kanë respektuar.

Eni Shehu: Ka patur reagime të shumta, dikush është ndjerë i fyer, dikush i parespektuar.

Daniela: Kjo është hera e tretë, jam treguar pak e egër me çunat. Por unë nuk jam aq e egër sa duket jam më e butë.

Eni Shehu: Ti ke patur një moment dhe në grupin e Whatsapp, dhe të shohim disa nga shkrimet që keni shkëmbyer aty, nga komentet ke kërkuar që djemtë të jenë të respektueshëm

Daniela: Unë nuk dua të përmend emra, por duke filluar nga disa unë kam respekt dhe do u jap një mundësi për takim, por nuk ma kanë dhënë atë impaktin e parë nuk ma kanë thënë. Duhet të jenë më të respektuara me fronistet, jo se jam unë këtu, por se ne jemi këtu për të kurorëzuar diçka, për të gjetur një dashuri. Nuk jemi këtu për debat.

Eni Shehu: Djemtë kanë qenë më të zjarrtët, Eni, Andi dhe Rei.

Eni: Daniela na përkufizoi të gjithë çunat, por unë s’kam pasur asnjë kontakt me të. Ajo jeni jashtë serie, mu duk pak fyese dhe u mundova që ta sqaroja. Me vjen mirë që Daniela e ka kuptuar.

Eni Shehu: Je ndjerë i fyer?

Andi: Për ne është fillimi akoma dhe ne nuk njiheni. Mendoj se Daniela e teproi atë ditë dhe them se duhet të ketë barazi gjinore, si për femrat dhe për meshkujt këtu. Vërtetë pak femra do pak tolerancë, por nuk duhet tepruar.

Eni Shehu: Dua të flas pak me Klaudian?

Klaudia: Daniela tha vajzat në fron, duhet të respektohen të gjitha.

Daniela: Unë e kam parë që janë shumë të sjellshëm, por me nuk janë sjell njësoj. Shpirt… ok jam dakord.

Eni: Po dhe me ty të sjellshëm kemi qenë.

Daniela: Eni nuk e kisha me ty, pse e ke marrë personale.

Eni: Po edhe çunat, si e kam parë.

Rei: Unë e respektoj gjininë femërore se kam ardhur në jetë nga një femër. Unë shkruar në grup se Daniela kishte thënë që jemi të cekët. 

Daniela: Jo nuk e kam thënë.

Rei: Ku e kuptove ti cekëtinë time, kur kemi kaq pak ditë.

“Edhe në Shqipëri, vajzat respektohen”, plas debati mes konkurrentëve të “Love Story”

Në takimet e para të “Talk Love Story” është  diskutuar në lidhje pëlqimet, ndërsa ditën e sotme në është folur për mospëlqimet. Në dhomën e kuqe protagonistët e formatit të dashursë kanë dhënë komentet e tyre në lidhje me si i shohin konkurrentët e tjerë.

E gjitha ka lindur në momentin kur fronistja, Daniela ka shprehur mospëlqim për njërin nga konkurrentët, konkretisht për Serxhanin.

Daniela: Për momentin dua të jap emrin e parë, i cili është Serxhani, i cili nuk më dha asnjë lloj shije, nuk më dha ngjyra. Nuk e di nëse më vonë, ndoshta Sexhani do të gjejë diçka tjetër që do të më magjepsi.

Nga ana tjetër, Serxhani është shprehur se e priste një gjë të tillë, ndërkohë që ka shtuar se ka pasur një debat me Danielën pas episodit të djeshëm të “Talk Love Story”.

Ndër të tjera ai ka thënë se i vjen keq nëse e ka ofenduar Danielën pasi ai “është rritur në një vend ku i respektojnë vajzat”.

Serxhani: E prisja. Në vilën isha disi i emocionuar dhe në atë moment isha më shumë i fokusuar tek Dea. Doja të thoja se pas mbarimit të puntatës së djeshme, Daniela tha se ju djemtë jeni jashtë serie dhe unë bëra një koment negativ që i thashë nëse unë jam jashtë serie, ti për mua je jashtë loje dhe realisht i kërkoj ndjesë nëse është ofenduar. Unë jam rritur në një shtet tjetër ku vajzat respektohen dhe realisht i kërkoj shumë ndjesë.

Kjo deklaratë e tij ka sjellë një diskutim në studio dhe ka qenë pikërisht Kleona ajo që i është kundërpërgjigjur duke i thënë se edhe në Shqipëri respektohen femrat.

Kleona: Edhe në vendin tonë, në Shqipëri, vajzat respektohen dhe ti ke ardhur në Shqipëri dhe po rri në një vend dhe ke një shoqëri meshkujsh që respektojnë femrat,kështu që merr më shumë shembull sepse mesa kemi parë nuk po e tregon atë “të sjellshmin”.

Serxhani: Jam sjellë shumë i sjellshëm dhe shumë i kulturuar me të gjitha ju.

Kleona: Ku ka si çunat shqiptarë.

Dea e refuzon, Daniela e do vetëm për vete. Franko futet mes dy fronisteve

Fronistët kanë treguar sot mos pëlqimet që ata kanë në “Love Story”. Gjatë episodit të sotëm në “Talk Love Story” në Tv Klan, kanë qenë vajzat ato që kanë treguar dy emrat e djemve që nuk do donin që të kishin një takim me ta.

Meti dhe Franko ishin dy emrat e Deas, por nëse i pari mbeti pa zgjedhje, i dyti është zgjedhur nga Dea për takimin e parë.

Dea: Meti se mu duk një natyre shumë e qetë. Edhe Franko po ashtu. Unë jam pak më dinamike. Nëse do i ftoj në një takim, do jem unë gjithmonë duke i ngacmuar dhe do më lodhin pak. Ky është një mendim i momentin., por përshtypja e parë dhe mund të gaboj. Përshtypja ime është vetëm momentale.

Meti: Ishte aj oqë thash, kam qenë shumë i ngurtë.

Dea: Mbase do të jetë misterioz.

Meti: Jam serioz.

Dea: Jo serioz, por misterioz.

Meti: Jam dhe misterioz.

Eni Shehu: Një rast i çuditshëm është zgjedhja e Frankos. Pasi është zgjedhur në takim nga Daniela, por refuzohet nga Dea.

Daniela: Sa mirë vetëm për mua.

Franko: E respektoj vendimin e Deas. Ka qenë një vendim momental , mund të ketë gabuar siç e tha vetë. Por besoj se do ndryshoj mendimin.

Eni: Ndihesh përgjegjës për këtë gjë?

Franko: Nuk ndihem përgjegjës, pasi gabon nga mendimi momental.

“Kjo është e imja”, puthje dhe përqafime mes konkurrentëve, tre djem në aksion për…

Puthje dhe përqafime. Kjo ka mbizotëruar në episodin e sotëm në “Talk Love Story” në Tv Klan. Ka qenë Daniela ajo që është ankuar për djemtë që janë të ngurtë, dhe këta të fundit për t’i treguar që nuk janë ashtu janë çuar dhe e kanë përqafuar dhe puthur atë.

Daniela: Unë e kisha Franko në takim dhe është  më ndryshe nga sa sillet këtu.

Kristi: Më duket absurde që po vëmë në presion djemtë për të ndryshuar që të pëlqehen nga vajzat.

Daniela: nuk po kërkojmë të ndryshojnë, por që të flasin dhe të jepen pak më shumë, asgjë tjetër.

Ermir: Është vetëm fillimi, nuk do të rrimë gjithë kohë sulur. Kemi ardhur për vajzat, do jepet më kalimin e kohës normalisht.

Daniela: Dua të të shoh si ke ardhur për vajzat, jep maksimumin.

Serxhan: Dua ta nis ndryshimin, me një përqafim për Danielën nëse pranon?

Daniela: Patjetër. (Serxhani përqafohet dhe puth në faqe Danielën).

Eni Shehu: Kemi bërë përparime.

Franko: Dua t’i jap një përqafim se goca është në takim me mua dhe është mungesë respekti. (Përqafohet dhe Franko me Danielën dhe me Dean).

Më pas është çuar dhe Rei dhe ka përqafuar Dean.

“Seks në takim të parë?”

Ditën e sotme në “Talk Love Story”, njëri nga konkurrentët e formatit të dashurisë, Meti ka folur më shumë për veten.

Klipi i prezantimit të tij ka sjellë një diskutim në studio pasi ndër të tjera ai ka thënë se nuk është kundër seksit në takimin e parë.

Meti: “Çfarë ndjesie të rikthehem përsëri në “Teg” ku kam shërbyer për 5 vite si shef sigurie. Jam mësuar që ta kem vëmendjen e vajzave sepse një bodyguard dhe për shkak të fizikut nuk ka si të shpëtojë nga sytë e vajzave. Megjithatë pas pamjes time fshihet një anë shumë e ndjeshme, jap shumë dashuri, vëmendje dhe përkushtim ndaj femrës që unë dua. Jam dhe tip shumë “funny” në një marrëdhënie dhe kam kuptuar se vajzat e pëlqejnë këtë. Ndërsa mua më pëlqejnë vajzat serioze, me karakter të fortë dhe njëkohësisht dhe lozonjare. Nuk jam as kundër seksit në takim të parë, një dashuri e madhe mund të lindë edhe nga një tërheqje fizike e momentit. Edhe pasioni është shumë i rëndësishëm për mua në një marrëdhënie”.

Duket se deklarata e tij pro seksit në takim të parë, ka marrë të gjithë vëmendjen në studio, ku është komentuar nga protagonistet.

Daniela: Meti nuk ishte kundër seksit në takimin e parë. Meti me aq sa kam parë nga ty, më duket që deri diku ti nuk e shfaq këtu atë që je, e shfaq në mesazhe apo në ndonjë klip të regjistruar. Do të doja të të kisha në një takim dhe të shihja si është Meti.

Dea: Më bëhet shumë qefi që mësova disa gjëra për Metin, mbase më ka ngjallur pak edhe atë interesin. Më pëlqeu prezantimi i tij në tërësi, mendoj se ishte diçka që duhej shfaqur.

Xheni: Me deklaratat e tij nuk më duket aspak tradicional sepse dha një deklaratë aq të fuqishme sa me tradicionalitetin, në mos me mentalitetin shqiptar, është shumë larg.

Meti: Nuk jam asapk ashtu siç the ti fare.

Akuzë e madhe! Daniela-Frankos: Ti i bën këto gjëra…

Franko dhe Daniela kanë debatuar me njëri-tjetrin në lidhje me besimin që duhet të ketë në një lidhje. Daniela në “Talk Love Story” në Tv Klan, ka thënë se ka një akuza shumë të madhe për Frankon, por do ta bëjë publike pasi të publikohet takimi i tyre i parë.

Franko: Në lidhje serioze që kam pas nuk i kam patur këto lloj bezdisjesh.

Daniela: Nëse ai bezdiset nga telefonata e femrës së tij, i ti bën ato gjëra.

Franko: Unë nuk i bëj.

Daniela: Ndërsa unë flas me bindje që t’i i bën. Unë them që i bën dhe t’i thjesht nuk do kërkesë llogarie.

Franko: Normalisht që duhet dhe kërkesë llogarie.

Daniela: Ti thjesht kërkon dhe nuk do të marrësh. Është një akuzë shumë e madhe që do ta jap pas klipit të takimit tonë të parë. Preferoj që ta ruaj për më vonë.

Xhaklina: Nuk e di pse po i kërkoni llogari njëri-tjetrit.

Daniela: Franko thotë që nuk do të bezdiset kur del me shokët, por vetë e bën një gjë të tillë.

Më tej Daniela për të vërtetuar që di diçka për Frankon tha se kishte ndenjur 12 orë në takim me të.

“Çunat nga Laçi kanë mentalitet tjetër”, nxehet situata në “Talk Love Story”

Kandidati që është zgjedhur nga Daniela, Frankoja është prezantuar më mirë me publikun dhe me protagonistët e tjerë të formatit të dashurisë nëpërmjet një klipi të transmetuar sot në “Talk Love Story”.

Franko: Jam rikthyer në Shqipëri pas 5 vitesh, duke jetuar në Europë, në Itali dhe në Zvicër. Të jetuarit vetëm më ka bërë më të fortë dhe mbi të gjitha kam zbuluar se mund të jem një menaxher shumë i mirë. Kam pasur shumë eksperienca në jetë, megjithatë ka ardhur momenti i rehatimit, siç themi dhe ne në shqip. Nëse do të zgjidhja midis bashkëjetesës dhe martesës, unë do të zgjidhja të parën. Dikur vendi im i preferuar për njohje ka qenë diskoteka, por si kalamajtë kur rriten nuk iu pëlqen më vendi i lojërave, tani preferoj të njoh në një bar pse jo në supermarket dhe jo në një diskotekë. Partnerja ime duhet të jetë e sinqertë , e qetë. Xhelozia më pëlqen,  por me kufi.https://www.youtube.com/embed/iYSc5twmBHI

Deklarata e tij se “ka shumë eksperienca dhe do të rehatohet” është ndeshur me shumë pikëpyetje nga protagonistët në studio,  të cilët e kanë vënë në dyshim një gjë të tillë.

Zhaklina: Më bën përshtypje që në moshën 25-vjeçare dikush të thotë “yyy sa kam kaluar unë dhe tani dua të rehatohem”. Mos t’i vendosim kufi vetes, djemve dhe vajzave. Franko në këtë moshë do një vajzë serioze dhe do t’i përgjigjet. Të mundohemi që të kuptojmë se në dashuri, toleranca, sinqeriteti dhe besimi janë elemente shumë të rëndësishme. Ky toksiciteti që ku je ti, të të kontrolloj. Në momentin që ne arrijmë “ të të marr me kamera që të të kontrolloj”, ajo marrëdhënie është e shtërpë.

Daniela: Është nga Laçi, çunat nga Laçi kanë mentalitet tjetër, janë shumë seriozë.

Eni: Nuk e di, ka ndikim mentaliteti?

Daniela: Franko është verior.

Franko: Përsa i përket Zhaklinës- unë nuk kërkova një grua, por kërkova një partnere të bashkëjetoj me të dhe u shpreha pak gabim, unë e shoh si partnere dhe jo si grua. Unë jam shumë i thjeshtë siç më keni parë në klip, jam shumë mendjehapur.

Eni: Bezdiseshe nga telefonatat me kamera?

Franko: Të them të drejtën ngaqë kemi kaluar shumë gjëra në jetë… Në lidhjen që kam pasur, nuk i kam pasur këto lloj bezdisjesh. /tvklan.al