“Kam qenë unë e para që të kam thënë jo”, pas refuzimit të Kristit, Ori thotë fjalën e saj

Në “Talk Love Story” kanë nisur mospëlqimet e para dhe ata janë zbuluar në dhomën e kuqe. Pas fronisteve goca, ka qenë radha e Kristit që të bëjë zgjedhjen e tij duke veçuar dy konkurrentete, të cilat nuk do të donte që t’i ftonte në një takim.

Pas Xhenit, Kristi tha emrin e Orit pasi sipas tij në takimin që zhvilluan të hënën nuk kishte ndjerë asgjë.

Ori: Kur e kam parë veten në ritansmetim, e kam parë sikur po shkoja për luftë, jo për ta bërë princin për vete. Isha shumë e sigurtë që do të ishte emri im, e ndjeja. Përsa i përket pjesës që nuk do të dalësh në takim, kam qenë unë e para që të kam thënë që nuk dua të dal në takim bashkë sepse nuk më dhe trëndafilin.

Kristi: Janë shumë elementë tek Ori që nuk më pëlqyen në fakt që e tha atë në fund, gjë që thamë tani dhe nuk e kuptova mirë se çfarë donte. Ishte bosh momenti që ne kishim. Ori nuk më dha asgjë tjetër. Më dha atë rozën “mekanike” me një shpejgim klishe.

Xhensila: Kristi a nuk mendove për emocionet e vajzave, në qoftë se Xheni bëri thjesht një gjest dhe iku, ndërsa tek Ori dukej qartë se ishte shumë e emocionuar. A nuk vlen sadopak kjo gjë për ty?

Ori: Ti e di shumë mirë se kur kam qenë para teje kam qenë duke u dridhur, kisha shumë emocione.

Xhensila: Këto dridhje, a nuk thonë diçka për ty Kristi?

Kristi: Jo, nuk thonë kur ti nuk i shpreh.

Xhensila: Janë të dukshme qartazi

Kristi: Jo, unë nuk e di ajo mund ta ketë edhe prej kamerave.

“Më ke luajtur mendsh o burrë”, Xhoni “shpërthen” ndaj Kristit

“Talk Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan nisi ditën e sotme me mospëlqimin e shprehur nga Kristi ndaj Xhenit pasi sipas tij, takimi me konkurrenten ditën e hënë nuk i kishte lënë ndonjë mbresë.

Sipas Kristit, Xheni kishte kërkuar vetëm një selfie me të duke mos shfaqur asnjë lloj tjetër interesi.

Kjo ka bërë që në studio të shkaktohen polemika, ku fronistët dhe konkurrentët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me situatën e krijuar.

Selma: Mendoj se fotot janë një pjesë e jetës së saj prandaj dhe zgjodhi atë gjest me Kristin.

Eni Shehu: Xheni e ke përdorur këtë strategji me djemtë jashtë, të ka funksionuar ndonjëherë?

Xheni: Fotografia është një formë arti…

Eni Shehu: Një selfie nuk është art, më vjen keq.

Xheni: Më vjen keq për çdo gjë që ka vlerë shpirtërore dhe është kujtim për mua është art dhe nuk hedh poshtë as selfiet, as fotografitë e shkrepura me aparat profesional.

Xhoni: Çdo njeri ka ardhur për dashuri këtu, Nuk e di ka njerëz që luajnë lojën apo jo, por ne po diskutojmë për një foto, është diçka pa kuptim fare. Ajo ka bërë një foto me ty o vëlla (drejtuar Kristit). Është diçka, okey takimi i parë dhe mirupafshim, shikojmë si do të kalojë takimi i dytë.  

Kristi: Unë atë e thashë që në fillim që ishte strategji e gabuar dhe ‘basta’, atë thashë unë.

Xhoni: Do të zgjasim kush e ka zërin më të lartë, okay, atë e bëjmë. Po ku flitet kështu, është diçka e paedukatë fare ne duhet të flasim njëri pas tjetrit.

Njihuni me Xhenin, vajzën që do një djalë që mund të bëj çmenduri për të

Një prej konkurrenteve në “Love Story” është Xheni Shaska. Në episodin e sotëm në “Talk Love Story” në Tv Klan ka prezantuar veten.

Ajo ka treguar gjithçka për veten, duke treguar se është një vajzë që i pëlqejnë meshkujt serioz dhe ata që mund të bëjnë çmenduri për të.

Kam katër vite që punoj si modele, merrem me reklama të ndryshme, me sfilta dhe së fundmi kam filluar si influencer. Unë jam ajo goca që mban shumë kunguj në një sqetull. Nuk jam thjesht ajo goca e ekranit, por jam dhe një studente e përkushtuar. Jam duke ndjekur masterin për shkenca politike. Jam një natyrë kurioze dhe pëlqen të di diçka nga çdo fushë. E shoh veten si në gocë tipikë të vitit 2020, goca e qejfit, e shkollës, por dhe e punës.

Të jem e sinqertë kur vjen puna tek dashuria kam shumë pretendime. E kam shumë të vështirë që të gjej një të dashur, të dashurohem. Ndoshta është problemi edhe tek djemtë, pasi më duken shumë jo interesantë, pasi janë në dy kategori. Ose ata që duan që të martohen direkt, ose ata që nuk afrohen fare. Unë se bëj asnjëherë hapin e parë, mendoj se është roli i mashkullit.

Si mund të ishte tipi ideal i mashkullit për mua? I gjatë, me stil dhe serioz. Gjëja më kryesore të bëj çmenduri për mua”, shprehet Xheni.

“Preferova shtyllën para teje”, Kleona dhe Liljana refuzohen nga Xhoni: Kam ardhur për burrë…

Në “Talk Love Story” që transmetohet në Televizionin Klan, ditën e sotme diskutohet rreth emrave dhe kandidatëve, për të cilët fronistët nuk kanë ndonjë interes për momentin.

Pas Kristit, është rrëfyer në dhomën e kuqe Xhoni ku dhe ka dhënë dy emrat e tij të parë.

Xhoni: Në fillim nga mënyra si është afruar shumë shpejt dhe shumë egër, është e para Kleona. Ka pasur një mënyrë që nuk më pëlqen si femër dhe mënyra si afrohet ajo burrit.

Kleona: Kam ardhur për burrë, jo për shok.

Eni: Ashtu i afrohesh ti burrit, aq egër?

Kleona: Nëse ajo është egër, nuk e di çfarë i bën të tjerave…

Eni: E bën dot atë përqafimin?

Kleona: Nuk e meriton tani ai. Biles tani po pendohem që e kam përqafuar sepse Kristin nuk e lashë që të më përqafonte që donte dhe lashë këtë dhe ky shihe si ma shpërblen.

Xhoni: Unë jam ndoshta ndryshe si Kristi dhe unë vajzën e dua në një mënyrë tjetër, u nxitove shpejt.

Kleona: Më bëri shumë përshtypje sepse përqafimin ma kërkoi vetë. Përqafova shtyllën, preferova shtyllën para Xhonit.

Xhoni: Atë moment kur të pyeta unë për përqafimin mendova se do të më thotë: jo, më vjen keq, s’ta jap dot.

Kleona: Më vjen keq sepse ma kërkove

Eni Shehu: Nëse të kërkon një mashkull i panjohur një përqafim, ti ia jep?

Kleona: Ishte situata. Unë dola me shumë emocione nga Kristi dhe dola përqafova shtyllën.

Xhoni: Unë ngela duke të të provokuar për të marrë vesh çfarë tipi je. Si do të marr vesh unë kush je ti?

Kleona: Po nëse se ke marrë vesh, pse më thua?!

Xhoni: Domethënë je shumë kot?

Kleona: Unë jam kot?

Xhoni: Po ku e mora vesh unë për 1 ditë kush është tipi jot?

Kleona: Pikërisht sepse nuk më more vesh mua nuk duhet të shprehesh në atë lloj mënyre.

Përveç Kleonës, Xhoni veçoi dhe një emër tjetër nga konkurrentet e “Love Story”, për të cilat nuk ka ndonjë interes të veçantë.

Fronisti zgjodhi Lilin pasi sipas atij është mendjemadhe dhe i pëlqen më shumë një vajzë e thjeshtë.

Xhoni: E dyta ka qenë Lili sepse është pak mendjemadhe, më pëlqen më shumë femra e thjeshtë në takim, por e them kur nuk iu njoh karakterin e tyre.

Liljana: Është okey sepse nuk duhet patjetër që të na pëlqejnë gjithkush, kjo është diçka krejt natyrale. Ishte e dukshme që unë kisha më shumë kimi me Kristin dhe më pak me Xhonin. Cili është problemi, apo çfarë nuk të pëlqen tek unë?

Xhoni: Unë nganjëherë nuk të kuptoj kur flet pasi flet me mendime të mëdha dhe unë nuk e kap fjalën . Nuk është diçka personale. Unë të kam parë në fillim si shoqe dhe jo mundësinë që të dashurohem me ty.

Eni Shehu: Mos duket sikur e ke përjashtuar automatikisht, nëse do të ishte një vajzë që do të tërhiqte fizikisht, por do të fliste me fjalë të mëdha, siç thua për Liljanën?

Xhoni: Dhe kjo është vajzë e bukur, por nuk më ka tërhequr, për momentin jemi në “friend zone”.

Liljana: Jemi motër e vëlla…

“Puçi-puçi gjithë kohës”, Bajron dhe Xheni i përgjigjen Danielës: S’jemi të dashur, shpirti im binjak…

Daniela ka hedhur dyshime për shoqërinë mes Bajronit dhe Xhenit. Në episodin e sotëm në “Talk Love Story”, është përplasur me Xhenin dhe Bajronin duke u thënë se ata ‘ në prapaskenë bëjnë puçi-puçi’ gjithë kohës.

Ata i janë përgjigjur akuzave të saj duke i thënë se ata janë miq prej 10 vitesh dhe njihen dhe familjarisht.

Eni Shehu: Si e sheh Xhenin si një mik i saj i ngushtë?

Bajron: Në atë klip pash Xhenin që njoh prej 10 vitesh, po gjëja që më bën më shumë përshtypje është Kristi që e deklaroi si vajzën më të papëlqyer, ndërkohë që prapaskenë kërkon vëmendjen e Xhenit.

Daniela: Je i lirë shpirti dhe mund të bashkohesh me kastin e vajzave. Meqë e ke pëlqimin kaq të madh je i lirë.

Bajron: Mua mu bë një pyetje…

Daniela: Shpirti unë e shoh edhe jashtë, ju jeni puçi-puçi gjithë kohës. Hajde tani…

Xheni: Në aspektin shoqëror, nuk ke pse habitesh.

Daniela: Të njohim.

Bajron: Unë po flas për Xhenin si shoqe.

Daniela: Mund ta ftosh në një takim dhe ta shohim.

Bajron: Këtu kam ardhur për princeshat, por princesha mund të jetë dhe aty. Jemi të lirë që të zgjedhim të të duam.

Eni Shehu: Ndjeve ndonjë çik xhelozi?

Bajron: Dua që ta qartësojmë që unë dhe Xheni jemi shok prej 10 vitesh, çdo festë e festojmë bashkë. Nuk kemi një shoqëri kafeje.

Daniela: Shumë bukur çift të dy./tvklan.al