Nuk dëshiron të tregojë sëmundjen e djalit

Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një nëne. Ajo është duke u përballur çdo ditë me situatë të vështirë, pasi djali i saj ka lindur i sëmurë.

Edhe marrëdhënia e saj me bashkëshortin ndryshoi, pasi kuptuan se djali kishte probleme shëndetësore. Bashkëshorti i saj filloi pijen dhe dhunon çdo ditë atë dhe djalin e tyre.

Nëna e cila nuk pranon të identifikohet, u shpreh se djali bullizohet dhe dhunohet në shkollë dhe jashtë shkolle. Për të diskutuar për këtë situatë, në studio ishin të ftuar avokati Erjon Kullolli dhe psikologu Saimir Bakalli.

41-vjeçarja nuk pranon qe të përmendet diagnoza e djalit në emsion dhe kërkon që të largohet nga studio. Ajo shprehet se ka frikë se djalin do e dhunojnë edhe më shumë dhe askush nuk e merr në mbrojtje.

Mirela Milori: Ne e dëgjuam historinë e zonjës dhe dua ta nis me hapësirën ligjore. Unë nuk e kuptoj dot, pse zonja nuk ka ndihmë deri tani dhe çfarë ndihme përfiton në një situatë të tillë?

Erjon Kullolli: Realisht siç e dëgjuam zonjën, djali i saj ka…. dhe në këto kushte si praktikë…

Mirela milori: Çfarë?

41-vjeçarja: Aa jo, këtë pjesë nuk dua të përmendim se djali dhunohet, duke e dëgjuar dhe fëmijët. Të fshihet kjo pjesë.

Mirela Milori: Jo më thuaj çfarë të kanë thënë ty në këtë diagnozë?

41-vjeçarja: Po pra… Ka dhe diagnozë dhe anemi që merr mjekim për gjakun, por kjo pjesë nuk dua të përmendet. Unë kam fletët që kam vajtur në Prokurori dhe në polici dhe djali dhunohet shumë keq duke i thënë… dhe duke përmendur këtë pjesë.

Erjon Kullolli: Ok themi që ka një diagnozë që përfshihet tek kategoritë e aftësisë ndryshe.

Mirela Milori: Jo, nuk do ta bëjmë ndërprerjen, ne jemi në anonimat. Mos u shqetëso, se nuk e kuptojnë për kë është dhe unë e dua këtë pjesë. Do ta transmetojmë kështu si është sepse pavarësisht se çfarë e quajmë, pavarësisht si e quajnë të tjerët, ne duam termin e duhur, se ligji operon ndryshe nga çfarë thonë të tjerët. Me mentalitetin e të tjerëve nuk do të merresh dot dhe mua më vjen shumë keq që ekziston ky mentalitet që të dhunon fëmijën, por ne do ta vazhdojmë aty ku e lëmë. Por çfarë përfiton në këtë status që është, me këtë diagnozë që i kanë dhënë?

41vjeçarja: Ju lutem mos bëhet fare ky emision, po dal.

Mirela Milori: Po çfarë ke?

41-vjeçarja: Si çfarë kam?

Mirela Milori: Je e paqetë, pse?

41-vjeçarja: Po nuk jam e qetë se fëmija im po dhunohet dhe po goditet shumë keq dhe nuk e merr askush në mbrojtje. Mund ta lini fare si emision ju lutem.

Mirela Milori: Mirë dakord e lëmë diagnozën. Prit qetësohu!

41-vjeçarja: Jo, nuk qetësohem dot. Nuk dua show, që fëmija im të dhunohet, nuk është marrë në mbrojtje nga askush.

Mirela Milori: Jo nuk ka show!

Saimir Bakalli: Fëmija ka një mësues mbështetës në klasë?

41-vjeçarja: Po ç’rëndësi ka mësuesi mbështetës. Se mësuesja nuk mund të ruajë non stop fëmijën tim, se ka dhe fëmijë të tjerë. E godasin në shkollë, fëmija goditet dhe kur del nga shkolla, keni letrat aty mund t’i shikoni. Fëmija im dhunohet shumë keq dhe ka arritur në gjendje për të vdekur në spital, i marrin i përplasin kokën pas muri./tvklan.al