Këtë të martë tek “Rudina” ishin të ftuara dy balerina, që përveç pasionit për kërcimin kanë edhe lidhje gjaku, pasi janë kushërira.

Në fakt ato kanë një lidhje të fortë mes tyre që është zbuluar vetëm së fundmi. Kur balerina Isida Mollaymeri ishte e ftuar në programin tonë, kushërira e saj, balerina dhe prezantuesja e motit në Tv Klan, Alba Hoxha, teksa shihte programin postoi një video ku shkroi: ‘Kushërira ime’.

Ky fakt na ka surprizuar të gjithëve pasi askush deri tani nuk ishte në dijeni për lidhjen e ngushtë familjare mes dy vajzave.

Rudina: Flasim pak për marrëdhënien tuaj, sa të lidhura jeni?

Isida Mollaymeri: Ne jemi shumë të lidhura, por duke qenë se unë jam më e madhja, këtë vendimin që mos ta përhapnim e kam vendosur unë. Unë jam gjithmonë shumë rebele dhe kur kam parë njerëz të tjerë që thonë “kjo është goca e tij”, nuk më pëlqen që të vihen epitete si “Alba e Isidës”.  Këtë e kam vendosur në momentin e parë që Alba ka ardhur në teatër, sepse e shikoja që të gjithë thonin “Alba e Isidës”.

Alba Hoxha: “Kushërira e Isidës”, kam qenë gjithmonë ajo e përkëdhelura. Kur shkoja në teatër, hapuni se erdhi kushërira e Isidës.

Rudina: Kjo gjë ka ndodhur në cilët vite? Shumë kohë përpara?

Isida Mollaymeri: Po shumë kohë përpara, para 9 vjetësh kur është bërë “Ëndrra e një nate vere”. Unë kam qenë solistja e parë, ndërsa Alba ishte protagoniste me gocat. Unë e dashuroja që Alba të vinte në teatër, pavarësisht se Alba vendosi për televizionin. Edhe unë nuk doja kurrë që t’i ngelte nofka “Alba e Isidës”. /tvklan.al