Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është kthyer pas në kohë, para 31 vitesh kur studentët u  ngritën për një Shqipëri pluraliste. Basha ka kujtuar një episod të së shkuarës që nuk i hiqet nga mendja edhe sot pas kaq shumë vitesh.

“Nuk dua të zgjaten, dua të ndalem tek një episod që nuk mund të më shlyhet nga mendja dhe që  me siguri protagonistët e asaj kohe e kujtojnë dhe shumë dëshmitarë, qofshin ehe bashkëmoshatarët e mi të  asaj kohë 16-vjerrarë e kujtojnë, një  vajzë që sigurisht nuk ia di emrin, ndoshta ndodhet në këtë sallë, ndoshta jo. Ndoshta na ndjek, ndoshta nuk është këtu, ndoshta është jashtë shtetit që i kthehet Adil Çarçanit dhe i thotë: Nuk dua të lind fëmijë më, nuk dua të lind fëmijë për partinë tuaj. Është një thënie dramatike e cila mund të kuptohet vetëm nga prindi e  mund të kuptohet akoma më shumë vetëm nga një nënë apo nga  një vajzë që dëshiron të bëhet nënë. Nuk dua  ë lind fëmijë, nuk dua të lind fëmijë për partinë tuaj. Kjo është një thënie e para 31 viteve, përplasur  fytyrës së kryeministrit  komunist të kohës Adil Çarçanit nëse s’gaboj ose  ministrit të Brendshëm të saj kohe, por kjo pasojë e asaj diktature që në atë moment shpërthimi i dha  këtë guxim kësaj vajze, kësaj  studenteje, kjo pasojë sot është më  e tmerrshme se kurrë, është pasojë e një regjimi të ri që me forma shumë më të sofistikuara njësoj i shtyp liritë, liritë ekonomike, liritë e shprehjes, lirinë e  mendimit, barazinë para ligjit që ka instaluar kulturën e së keqes dhe akoma më keq, të pandëshkueshmërisë të së keqes, të së ngritjes së keqes në piedestal, të poshtërimit të së mirës, të uljes së  kokës të të ndershmes, të punës të dinjitetit. Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet si asnjëherë në  historinë e saj me ritme të barabarta ndoshta po i kalon ritmet e zbrazjes në fillim të viteve ’90“, tha Basha./tvklan.al