Një i ri shqiptar është vënë në pranga për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar, i cili në fakt duhet të ishte në shtëpi pasi gjykata i kishte dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie.

Mirëpo shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk harroi zakonin dhe e theu vendimin e dhënë nga gjykata.

Pas kontrollit në banesën e tij dhe verifikimit se ai nuk gjendej aty, autoritetet bënë të mundur arrestimin e tij. Ai gjendej së bashku me tre vajza minorene, të cilat kishin për qëllim përdorimin e lëndëve narkotike.

Oficerët e policisë i gjetën atij një peshore elektronike, një sasi të vogël marijuane, kokainë gati për shitje, një sasi parash dhe mjete të tjera që shërbenin për mbështjelljen e lëndëve narkotike. Sipas mediave lokale, i riu e kishte fshehur kokainën brenda jastëkut që përdorte e ëma. /tvklan.al