Nuk duhet ta lini çadrën në shtëpi, të paktën deri ditën e enjte! Sinoptikanët parashikojnë se moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje shiu edhe në 2 ditët në vijim, kryesisht në zonën veriore dhe veriperëndimore të vendit. Me reshje intensive do të përballet kryesisht qarku i Shkodrës, Lezhës dhe Durrësit.

“Reshjet do jenë prezente herë pas here me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Pritet që deri në mesin e javës të jenë këto kushte atmosferike, më pas kemi përmirësim të kushteve të motit, duke filluar nga e enjtja në mesditë dhe në vijim do na rikthehen kthjellimet”.

Temperaturat do të ulen me 5 deri 6 gradë duke arritur në vlerat tipike të vjeshtës.

“E mërkura dhe e enjtja do mbeten të freskëta me temperatura 23-24 gradë Celcius dhe duke filluar nga dita e premte në vijim, presim temperatura jo më shumë se 25 gradë Celcius, temperatura të cilat janë tipike për muajin Tetor”.

Me të nxehta do të jenë zonat bregdetare me temperature që arrijnë deri 25 apo 26 gradë Celsius.

Tv Klan