Nuk e deshën fëmijët, e mbajti dhëndri deri në ditën e fundit – TV KLAN

Nuk e deshën fëmijët, e mbajti dhëndri deri në ditën e fundit

“Unë besova tek këta njerëz, u mbajta nënën, por më morën pronat”

Këtë të diel në “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishin të ftuar Pandeliu dhe bashkëshortja e tij, Lisaveta. Pavarësisht se kanë 42 vite martesë, fëmijë, nipër e mbesa, ata jetojnë të ndarë si pasojë e disa konflikteve për prona.

Pandeliu bën fajtore Lisavetën për faktin se ka mbetur pa shtëpi. Që në momentin që Pandeliu është martuar me zonjën Lisaveta, kanë jetuar në shtëpinë e prindërve të Lisavetës. Në një moment të caktuar, prindërit e Lisavetës largohen dhe shkojnë e jetojnë në një tjetër shtëpi, që është edhe një shtëpi kulture në qytetin e Korçës, një shtëpi e vjetër e gjyshes së Lisavetës nga mamaja. Kjo ndërtesë shtetërore kalohet në emër të zotit Pandeli dhe zonjës Lisaveta.  Nga kjo shtëpi, meqenëse donin t’ju fusnin një qiraxhi, ata largohen dhe shkojnë në një shtëpi më të vogël, ku qëndrojnë vetëm fëmijët.

Në vitin 1984 vdes babai i zonjës Lisaveta, ndërsa nëna rron vetëm. Meqenëse vuante nga sëmundja e sklerozës, mblidhen motrat e Lisavetës dhe vëllai dhe vendosin që kush do të mbajë mamanë në këtë shtëpi, do të marrë edhe shtëpinë. Atëherë Lisaveta dhe bashkëshorti u vendos se do të mbanin nënën. Lënë apartamentin shtetëror dhe kalojnë bashkë me mamanë në shtëpinë e vjetër. Në vitin 1987 vdes edhe mamaja e Lisavetës. Që nga ky moment deri në vitin 1999 ata kanë vazhduar të banojnë në këtë shtëpi, ndërsa më pas nuk kanë shkelur më aty.

Këta zotërinj hoqën dorë nga dy apartamente shtetërore, pra nga i pari që e lanë që do futej një qiraxhi dhe nga i dyti për tu zhvendosur tek mamaja, dhe nuk përfituan asnjë pronë, siç morën motrat dhe vëllai i zonjës Lisaveta, me idenë që motrat dhe vëllai do ju falnin pjesën në shtëpinë e vjetër ku jetuan dhe pleqëruan mamanë. Por kjo nuk ndodhi. Ky është konflikti”, tha Zonja Eni.

Një motër e mbajti fjalën dhe e dha pjesën e saj, ndërsa motra tjetër dhe vëllai nuk e bënë. Ata përfituan edhe shtëpi shtetërore edhe pjesën në shtëpinë e vjetër.

“Sot këta zotërinj janë pa pronë. Se si është e mundur, që në këtë shtëpi që duhej t’ju takonte të gjithë fëmijëve dhe një daje në SHBA, kjo shtëpi sot figuron vetëm në emër të vëllait të Lisavetes.”

Pandeliu: Unë besova tek këta njerëz, e mbajta unë nënën e tyre, e mbajti dhe Lisaveta, por ishte nëna e saj. Të tjerët nuk shkuan, shkova unë. Megjithatë, nuk jam pishman që e mbajtëm sepse e kishte nënë.

Lisaveta: Pandeli, të lutem shumë. Pse me grindje për këto muhabete. Ç’faj të kam unë?

Pandeliu: Ti ke faj se ke vënë një firmë siç thonë ata, ku hequr dorë nga prona.

Lisaveta: Le të dalë firma që kam bërë unë. Unë skam vënë asnjë firmë asgjëkund. Si heq dorë unë nga prona ime?

Pandeliu: E ka autorizuar atë.

Lisaveta: Kë kam autorizuar unë ore Pandeli? Ti kur s’më beson mua, kë do të besosh?

Pandeliu: Ne kishim Merko Muhametin, nuk kishim njeri tjetër. Atje del sikur ai tjetri është avokati yt.

Në një gjyq në vitin 1995, gjykata njohu si pronar të gjysmës së shtëpisë Zotin Kosta, i cili është me familjen e tij në Amerikë dhe si pronar të gjysmës tjetër të shtëpisë 4 fëmijët e Zonjës Ollga.

“Pas vitit 1995, kur kjo pasuri ishte në ermin e 4 fëmijëve, si mundet të ketë kaluar vetëm në emrin e vëllait, Leonidhas? Dhe mbi të gjitha, si mundet që edhe pjesa e Dajës Kosta, të kalojë në emër të nipit, Leonidha?”, pyeti zonja Eni.

Lisaveta: 42 vite e martuar me Pandeliun. Të zihem të therem, të mbetem rrugëve? Pandeliu mund të ketë shumë të drejtë, por ç’faj kam unë.

Pandeliu: Ti ke faj sepse njerëzit e tu janë ata. Janë njerëzit e tu, nuk janë të mitë. Dhe unë vajta e mbajta mamanë tuaj. Nuk e mbajtën ata, që e kishin nënë. Lamë shtëpinë që e mori shteti dhe më morën edhe shtëpinë që e kishim lënë ta mbaja unë.

Zonja Eni: Pandeli çfarë i kërkojmë Lisavetes? Jeni 42 vjet çift, keni nipa dhe mbesa, të kenë jetë të gjatë. Ju të dy çdo të bëni sepse të gjithë janë në rregull, por ju të dy jetoni veç, dhe kjo më duket shumë e dhimbshme që një shtëpi të bëhet sebep për ndarjen e një çifti.

Pandeliu: Ju keni të drejtë, por edhe unë i kërkoj Lisavetës, sepse kam mbetur pa shtëpi dhe pa katandi. Të më kthejë diçka nga këto që kam humbur. Nuk e ka fajin ajo plotësisht.

Zonja Eni: Lisaveta ti si e mendon? Do ta vazhdosh këtë përpjekje ligjore për të marrë pjesën që të takon, sepse ke që në vitin 2005 që e ke lënë.

Lisaveta: Po po.

Zonja Eni: Po pse nuk e ke bërë deri më sot.

Lisaveta: Nuk çaja dot, se më premtonin shumë dhe asgjë s’më bënin.

Zonja Eni: Unë e ftoj Pandin të tregohet më tolerant sepse gabimi nuk ka qenë i Lisavetës. Të garantoj për këtë. Dhe ta shikosh më me dashuri Lisavetën. Keni 42 vite martesë dhe do të doja që ju të bënit sot një akt si xhentil burrë që jeni kundrejt bashkëshortes tuaj.

Pandeliu: Momentet e sjellin këtë. Për arsye se njerëzit kur kanë halle probleme dhe mbesin në rrugë dhe nuk dinë si të veprojnë. Siç mbajtëm nënën e saj do të mbajmë edhe familjen tonë. Patjetër.

Zonja Eni: Lisaveta, uroj që në Gjermani dhe kudo të shkosh bashkë me Pandin. Të mos shkosh më vetëm. Gëzohem që Pandi tha këtë mesazh të fundit. Dua ta mbyll këtë seancë ndërmjetësimi me këtë dashuri të madhe të një babai, për fëmijët, për gruan, por edhe për vjehrrën. Pra nuk e patën fëmijët për nënën, sesa dhëndri për vjehrrën. /tvklan.al

Kategori
Lajme nga EmisionetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*