Rasti i 30-vjeçares që braktisi fëmijën e saj të sapolindur në një bodrum dhe foshnja ndërroi jetë një ditë më vonë ishte një prej lajmeve më tronditëse të javës që lamë pas. Nisur nga ngjarja, “Aldo Morning Show” në Tv Klan pyeti shikuesit dhe dëgjuesit se ç’mendim kanë për braktisjen e një fëmije nga nëna.

Pjesë e diskutimit në studion lëvizëse u bë edhe zëdhënësja e PD, Floriana Garo. Ajo shprehet se e dënon veprimin, por njëkohësisht vlerëson edhe dëmin që ka pësuar nëna e fëmijës.

Floriana Garo: Kur doli lajmi, unë pata një ndjesi shumë të hidhur…

Aldo: Të gjithë, pa diskutim të gjithë.

Floriana Garo: Edhe për zonjën. Kur pashë pastaj që kishte daë publikisht edhe emri i saj, ajo për mua ishte shumë e tepërt.

Aldo: Lëre pastaj, këtu mos rafsh në Facebook se këtu…

Floriana Garo: Nuk m’u duk aspak normale. Patjetër që gjesti i saj është shumë i rëndë…

Aldo: Por si arriti deri këtu?

Floriana Garo: Por ama as nuk është pyetur, as nuk është parë gjendja e saj, as nuk është pyetur babai, as nuk është marrë parasysh që ajo këtë fëmijë nuk e ka bërë vetëm.

Aldo: Pse kryqëzohet një nënë dhe jo bashkë me babain?

Floriana Garo: Në këtë rast, jeta e fëmijës mbaroi por në këtë rast edhe jeta e saj është cenuar shumë dhe nuk e di a do jetë ndonjëherë në gjendje ajo ta rikuperojë veten, fatin dhe jetën e saj.

Përveç shoqërisë dhe opinionit, Garo shton se një nga shkaqet është edhe formimi personal.

Floriana Garo: Unë do të thosha që është edhe mosdija.

Aldo: Pra ti thua mënyra si është rritur?

Floriana Garo: Mosdija, shoqëria, mosedukimi, mungesa e planifikimit familjar sepse fundja fundit një njeri që nuk do të ketë një fëmijë ka mënyra e mënyra për ta shmangur këtë gjë kështu që ajo nënë që ka arritur deri në atë pikë, me siguri që ka diçka që nuk shkon me të, ka diçka që nuk ishte normale sepse shtatzënia mund të ishte ndërprerë më parë dhe nuk kishte pse të arrinte deri aty.

Në fund të bisedës, Garo ndau edhe një mesazh për gratë e vajzat.

Floriana Garo: Piquni përpara se të merrni vendime të tilla, informohuni sa më shumë, edukohunisa më shumë. Është siç e thashë, edhe problem i shoqërisë, pra ka gjithmonë një zgjidhje pa arritur deri këtu./tvklan.al