Nëpër postimet në rrjetet sociale kemi parë se Sara dhe nëna e Ledri Vulës Xheraldina kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, ku rrallë herë e shohim tek një nuse dhe vjehrrë.

Ato shpesh herë i komentojnë njëra-tjetrës nëpër foto me fjalë mjaft të ngrohta dhe nëpër deklarata të ndryshme tregojnë sa marrëdhënie të mirë kanë.

Së fundmi ka ardhur në jetë dhe mbesa Xheraldinës, ku shpesh herë ndan momente të bukura me të në rrjetet sociale. Së fundmi ajo ka ndarë disa foto me Poem Blu dhe në sy ka rënë komenti i një ndjekësje.

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e vështirë”, ka qenë komenti i saj.

Xheraldina nuk ka ngurruar t’i përgjigjet duke u shprehur: “Vallaj e vështirë jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!” /tvklan.al