“Nuk e hëngra atë shpullën që prisja”, Genta Gjalpi: Jam penduar për…


“Nuk e hëngra atë shpullën që prisja”, Genta Gjalpi: Jam penduar për…

22:14 07/07/2020

Genta Gjalpi është penduar për tatuazhet që ka bërë, prandaj po mendon që t’i heqë sërish me lazer. E ftuar tek “Rudina” ajo tha se tatuazhet i ka nisur që në kohën e adoleshencës, por që tani është penduar, pasi ato janë bërë në momente të pamenduara mirë.

Genta Gjalpi: Me thënë të drejtën unë kam tatuazhet me të shëmtuara që ekzistojnë. Mua më kapi një periudhë dy vjeçare që shihja të bënin tatuazhe dhe thashë po bëj edhe unë. Tatuazhin e parë e kam bërë në kurriz. Në fillim bëra emrin e mamit, se kam qenë shumë e vogël.

Rudina Magjistari: Çfarë tha mami kur ta pa?

Genta Gjalpi: Nuk i erdhi edhe aq mirë, akoma edhe sot nuk i vjen mirë, i ka shumë inatë tatuazhet.

Rudina Magjistari: Po u zbut pastaj kur pa që kishe vënë emrin e saj?

Genta Gjalpi: Po, nuk e hëngra atë shpullën që prisja. Pastaj gjatë kohës kam bërë iniciale me shoqërinë, ca emra që nuk duhej. Zhgarravitu, mbulohu, digju me lazer. Nuk i kam shumë marrëdhëniet e mira me tatuazhet.

Më tej Genta Gjalpi tha se po punon për t’i hequr tatuazhet nga trupi i saj. Arsyeja e këtij vendimi vjen edhe pasi ajo ka bërë tatuazh emrat e disa personave, të cilët nuk janë më në jetën e saj./tvklan.al




Të ngjashme