Një grua shprehu në mënyrë shumë të sinqertë ndjesinë e saj të frikës për shtatzëninë e dytë, pasi mendonte se zemra e saj nuk ishte aq “e madhe” për ta dashur fëmijën e dytë po aq sa të parin.

Kendra shpërndau një status në Facebook, ku shprehte frikën për menaxhimin e kohës dhe dashurisë në mënyrë të barabartë për të dy fëmijët e saj.

Ajo shkruante: “Ti ishe i dyti. Jo në zemrën time, por dikush erdhi para teje. Po, me ty ishte ndryshe. Nuk organizuam festë kur zbuluam gjininë tënde. Nuk lexuam të gjitha librat për shtatzëninë, as nuk kontrolluam aplikacionet çdo javë për të parë se me çfarë perime krahasohej madhësia jote. Mendja ime tani është më e zënë, trupi im më i lodhur”.

Kendra shpjegoi me detaje që shtatzënia e dytë është shumë ndryshe nga e para, e cila shoqërohet me emocione shumë të forta dhe të panjohura. Por shtoi se sapo e solli në jetë foshnjën e dytë të gjitha këto shqetësime u larguan. Ajo mësoi si të ndante kohën dhe dashurinë për të dy vogëlushët e saj, duke kuptuar se tanimë ndihej më e sigurt në rritjen e tyre.

Duke e përmbyllur, ajo theksoi: “Po, është e vërtetë. Ti nuk më bëre nënë, por më bërë një nënë më të mirë. Ti më mësove sa e fortë mund të jem, më dhe vetbesim. Por më shumë se çdo gjë dashuria ime, më mësove që zemra është absolutisht e pafundme në madhësi dhe se dashuria është kundërhelmi i frikës”.

Fjalët e ndjera të Kendrës u mbështetën nga shumë nëna, të cilat kanë patur po të njëjtën ndjesi frike për dashurinë ndaj fëmijës së dytë./tvklan.al