Basha: Jam njohur me platformën e Presidentit

Basha: Jam njohur me platformën e Presidentit

15:22 22/05/2020

“Nuk kemi braktisur Reformën Zgjedhore”

Lulzim Basha konfirmoi që ishte njohur me platformën e Presidentit Ilir Meta që në datën 8 Prill, duke bërë përgjegjës Kryeministrin Rama si bllokues të aspiratës europiane të shqiptarëve.

 “Ka rënë maska e tij. Jam njohur me propozimin e Presidenti që në javën e parë të prillit dhe e ka marrë përgjigjen time. I kam thënë që Edi Rama absolutisht ka 15 detyra për të kryer, opozita ka një detyrë, në këtë detyrë Rama nuk po tregon vullnet, ne do të vazhdojmë deri në fund të tregojmë vullnet politik për ta realizuar. 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë me Edi Ramën, me arrestimin e njerëzve që mban në krahun e tij të djathtë, dosjeve 184, 339 është një nga kushtet  e BE.”

Mohon që opozita të ketë braktisur tryezën e reformës  zgjedhore dhe thotë se bojkoti i mbledhjes së Këshillit Politik erdhi pas dhunës që po ushtrohej ndaj qytetarëve dhe aktivistëve për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Ne nuk e braktisëm kurrë dhe nuk mund ta braktisim Reformën Zgjedhore, pasi këtë kërkon dhe Edi Rama. Nuk e kemi braktisur asnjëherë tryezën, bojkoti i 18 majit ishte se aktivistë dhe artistët po rriheshin në rrugë”.

I pyetur nga gazetaret për një propozim te amerikan për sistemin zgjedhor danez, Basha mohoi që një dokument i tille t’i ishte vënë në tryezë opozitës.

“Nuk ka asnjë propozim të tillë amerikan, por ka një vullnet timin personal për t’iu dhënë shqiptarëve cilindo sistem që ata gjykojnë më të mirin dhe më të përshtatshmin. Këtu nuk shoh vullnet nga ana e Ramës dhe asnjë vullnet për të ndryshuar sistemin, ndaj le ta largojmë me votë dhe të vendosim sëbashku sistemin më demokratik dhe pse jo edhe institucione të reja kushtetuese siç është parlamenti me dy dhoma që fuqia të mos jetë më në dorë të kryeministrit, oligarkëve dhe të krimit, por në dorë të qytetarëve.”

Këto deklarata Basha i bëri pas një takimi që zhvilloi në mesditë me ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo