Farmacistja Teuta Maçi e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka folur për vetitë e fuqishme që kanë erëzat në shëndetin tonë. Ajo tregon se kurkumina që ndodhet në trumerik ka veti inflamatore po njësoj si buprofeni dhe është inflamator i fuqishëm për të gjitha sëmundjet infektive apo autoimunitare.

Teuta Maçi: Sado i bukur dhe i shijshëm të jetë trumeriku përthithja e tij bëhet më e mirë kur ka përmbajtje piper të zi sepse ka përthithje shumë të ulët në organizëm, prandaj këto të dyja shpesh herë gjenden së bashku në suplemente që jepen me efekte antiinflamator për pacientët që kanë sëmundje autoimunutare, pra që kanë sëmundjet e artritit, reumatizmale.

Kurkumina që gjendet në trumerik është po aq e fortë dhe ka po aq veti inflamatore sa ka dhe ibuprofeni që ne e gjejmë gjithmonë në qetësuesit tanë, sigurisht në doza ekuivalente duhet të themi. Është shumë inflamator i fuqishëm dhe siç e dimë, të gjitha sëmundjet qoftë infektive, qoftë autoimunitare shkaktojnë inflamacion në trup që ne duhet ta ulim në një mënyrë apo në një tjetër dhe të gjitha erëzat që ndodhen këtu e kanë këtë veti në një mënyrë apo tjetër. Kurkumina me veti antiinflamatore, dua të jap një shembull, India është me numrin më të ulët të personave me demenci dhe Alzheimer.

Mbahet në botë si vendi i parë, ka fshatra ku nuk njihet fare si sëmundje dhe mendohet që një nga arsyet përse është kjo është, është përdorimi i jashtëzakonshëm i këtyre erëzave si kurkumina dhe piperi i zi që janë të afta të parandalojnë pllakën amiloide që formohet në sëmundjen e alzheimer. /tvklan.al