Ushqimi industrial të shtyn të hash më tepër dhe lidhet ngushtë me obezitetin. Këtë e konfirmon një studim i fundit shkencor që është publikuar në revistën Cell.

Për të verifikuar pasojat, është bërë një eksperiment i thjeshtë. Dy grupeve vullnetarësh dhe me parametra te njëjtë, u është ofruar të ushqehen për dy javë me dy regjime të ndryshme ushqimore, por me të njëjtën sasi, kalori, sheqerna, yndyra e fibra. Grupit të parë i janë ofruar në këtë regjim vetëm ushqime industriale, ndërsa tjetrit vetëm ushqime natyrale.

Rezultatet kanë qenë impresionuese, pasi grupi i parë me ushqimet e përpunuara asimilonte çdo ditë 500 kalori më tepër, duke marrë peshë, të paktën një kg në çdo dy javë.

Autorët e studimit thonë gjithashtu se grupi që ushqehej në mënyrë natyrale, kishte nivel të lartë të hormonit PYY, që ndikon në reduktimin e ndjenjës së urisë, gjë që nuk vërehej në rastin tjetër.

Klan Plus