Në mbrëmjen e 11-të të spektaklit “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri u shpall fituese e mbrëmjes. Kupën e saj të parë këngëtarja ia ka kushtuar nënës së saj pasi në postimin e fundit në rrjetet sociale shfaqet duke e puthur teksa ka shkruar edhe një falenderim për të.

“Faleminderit mami! Për çdo gjë në jetë të falenderoj, për suportin e palodhur që nga mosha 8-vjeçare, që kurrë nuk u lodhe me mua (nuk është e lehtë të kesh një vajzë kaq kokëfortë si puna ime dhe t’ia dalësh. E di!) Faleminderit që të kam!”

Adelina nuk ka harruar as partnerin e saj në spektaklin e vallëzimit, balerinin italian Filippo.

Faleminderit Filippo Zara për punën e palodhshme që e bën me shumë dashuri dhe durim! Jam shumë e lumtur që të njoh”, shkruan artistja./tvklan.al