Fabula e këngës “Dashuri Virtuale’’ nga Voltan Prodani

Kantautori dhe këngëtari, Voltan Prodani do të jetë pjesë e Këngës Magjike 2019 këtë vit. Ai ka marrë pjesë me këngën’’Dashuri Virtuale’’. I ftuar këtë pasdite në emisionin “Rudina”, Prodani ka treguar më tepër detaje për këtë projekt të fundit muzikor.

Jo çdo herë kënga niset në bazë të tekstit. Që do të thotë kompozohet pa pasur idenë për çfarë do bëhet kënga. Ka nisur një muzikë, siç nis me kompozitorët në përgjithësi, që mund të lindi një ide e melodisë. Më mbrapa ja tregoj Timo Fllokos. Tekstin e ka shkruar Timo Flloko. Besoj se është edhe reale, aktuale si temë. Nuk është e thënë që dashuria virtuale, sot është ndonjë gjë e gabuar, në kuptimin që është ndonjë gjë që ka humbur emocioni i vërtetë, i dikurshëm. Mund ta trajtonim në mënyra të ndryshme dhe tregon që mund të jetë edhe aq interesante në kohët e sotme”.

Prodani më tej shpjegon edhe fabulën e “Dashurisë Virtuale”.

Ata e jetojnë dashurinë e tyre virtualisht dhe diku më vonë në këngë, ata arrijnë të kuptojnë që zemra s’ka ndryshuar. Siç thuhet në tekst, duke iu referuar tekstit, tregon që disa gjëra që janë reale dhe emotive nuk mund të ndryshohen nga dashuria virtuale. Kjo është pak a shumë që do të thotë kënga”.

Voltan Prodani është shumë aktiv edhe me koncerte live. Gjithashtu, ai ka plane për të sjellë edhe një projekt tjetër muzikor që pritet të shfaqet para Krishtlindjeve. Prodani ka vendosur të mbajë edhe një koncert recital në fund të këtij viti. /tvklan.al