Nuk hapet kufiri, Greqia zgjat me disa ditë bllokimin me Shqipërinë



Nuk hapet kufiri, Greqia zgjat me disa ditë bllokimin me Shqipërinë

18:58 14/05/2021

Autoritetet e Policisë Greke në vijim të masave të marra nga qeveria helenembi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 24 Maj.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, do të vijojë të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve./tvklan.al







Të ngjashme