“Nuk hapte telefonin”, Fëllënxa: Pse preu ullinjtë e mi?




“Nuk hapte telefonin”, Fëllënxa: Pse preu ullinjtë e mi?

19:14 28/11/2021

Debati mes dy motrave, Fëllënxës dhe Mirjetës në “Shihemi në Gjyq” ka në qendër një konflikt të bazuar mbi testamentin e të atit. Gjatë rubrikës së njohur të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Fëllënxa tregon se si pjesën e tokës që i la i ati trashëgimi, ajo nënshkroi një prokurë për motrën, Mirjetën që të ndiqte procedurat e nevojshme të regjistrimit.

Por, në vitin 2014 Mirjeta dhe vëllai, Sadeti, ndryshojnë testamentin e të atit. E marrin të atin në noteri kur asokohe vuante nga skleroza dhe ndryshojnë testamentin pa njoftuar Fëllënxën. Më pas, Sadeti e Mirjeta kryejnë një faj tjetër.

Fëllënxa: Unë ia lashë që kjo të merresh pasi u bë përpjestimi, që të merrej zonja. Kjo s’më hapte telefonin dy vjet, unë i kam dërguar të gjitha, me lekë e me shpenzime ç’të donte kjo.

Eni Çobani: Po, që të regjistrohej prona në emrin tënd.

Fëllënxa: Po, tani çfarë ka ndodhur? Vëllai im dhe i asaj shoqes, shkon te Manastiri i Ardenicës, ku ne kemi dy dylym ullinj, i pret dhe i pret, i bën dru për të djegur e i shet. Unë e marr vesh nga kushërinjtë e mi, jo nga kjo. I bija telefonit, nuk e hapte.

Mirjeta: Epo unë ç’të bëja? Të lajmëroja ty, të fusja vëllanë brenda? 

Fëllënxa: Moj, kur bën faj duhet ligj.

Mirjeta: Po vajta moj motër, denoncova. Ata më thanë vëllai yt i ka prerë. Më thanë është vëllai jot, çdo bësh? Unë do fusja vëllain në burg?

Fëllënxa: Po moj, vëllain në burg për fajin që bëri. Pse s’vajti të priste ullinjtë e tij ai, po preu të mitë?/tvklan.al













Të ngjashme