Nuk heq dot dorë nga ish-i toksik? Si e shpjegojnë psikologët


Nuk heq dot dorë nga ish-i toksik? Si e shpjegojnë psikologët

09:55 14/09/2023

“Ndahu, bashkohu…”, kështu mund të ketë shkuar marrëdhënia e shumë vajzave me partnerin.

Një eksperte e marrëdhënieve shpjegon se pse shumë njerëz e kanë shumë të vështirë të heqin dorë përfundimisht nga ish-i toksik.

Sofia Benoit rrëfen se shumë vajza i drejtohen për ndihmë sepse gjenden në situata të tilla.

Më poshtë rrëfimi i një vajze e cila nuk i ka shkëputur kontaktet me ish të dashurin edhe pse kanë kaluar 5 vite.

“Si mund ta mbyll këtë cikël me ish-in tim? Është e vështirë për mua të ndahem plotësisht me të. E kam njohur këtë person në shkollë të mesme dhe tani kanë kaluar 5 vjet. Pas diplomimit, ne u ndamë dhe fillova të takohesha me dikë tjetër. Gjithçka ishte mirë derisa ish-i im filloi të më kontaktonte përsëri dhe disa muaj më vonë u rikthyem bashkë. Më pas, sërish heshtje! Sa herë që dua të vazhdoj me dikë tjetër, ai kthehet në atë moment. Sinqerisht nuk e di se çfarë të bëj për këtë, kam arritur në atë pikë sa nuk dua as të takohem me njerëz të tjerë nga frika se mos i lëndoj.”

 Benoit, ka një përgjigjie për të:

“Nga ajo që më ke shkruar duket sikur ti je një “kukull në duart e tij”. Ai ka një fuqi të jashtëzakonshme tek ti, por ti nuk mund ta vazhdosh më këtë. Sigurisht vendimi s’është i thjeshtë, por ama i nevojshëm. Ndërprit çdo formë komunikimi me të, nuk ofron asnjë lloj sigurie për të ardhmen, po të konsumon rininë dhe potencialin tënd.”

Sigurisht ky nuk është rasti i vetëm, të shumtë janë ata që vazhdojnë të kthehen te partneri toksik.

Kjo sipas psikologëve, shpjegohet me luhatjet në humor dhe fakti se shumë njerëz mendojnë se kjo lloj lidhjeje u jep adrenalinë.

Por, sa e dëmshme mund të jetë një situatë e tillë për vitet vijuese? Padyshim, shumë! Kështu që, ashtu siç thotë Sofia Benoit: Vetëm se keni ndarë momente të caktuara me dikë në të shkuarën, nuk do të thotë se ju i detyroheni të ardhmen tuaj./tvklan.al











Të ngjashme