Vrasja e Elvin Kërtallit dhe plagosja e Dorian Zotajt në vitin 2013 jashtë lotos sportive ku ishte filmuar edhe këngëtari Reni i Elbasanit, ende sot e kësaj dite nuk është zbardhur.

Pasi nëna e Renit pa foton e djalit të saj në këtë lokal ku disa minuta më vonë ndodhi një vrasje, reagimi i saj ishte mohues. Zonja Silvana refuzon që Renato Hamza të ketë informuar vrasësit për lëvizjet e Elvin Kërtallit dhe Dorian Zotajt.

Spartak Koka: Ajo që na u sqarua zyrtarisht është që 30-40 minuta pasi Renato ka hyrë, ka qëndruar disa minuta dhe ka dalë, në këtë lokal ka ndodhur një vrasje. Në këtë lokal pak minuta më vonë është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar Elvin Kërtalli dhe është plagosur një shtetas tjetër me mbiemër Zotaj.

Silvana Hamza: Po ç’lidhje ka Renato me këtë?

Spartak Koka: Kjo foto i është paraqitur në vitin 2013 për identifikim 12 policive në qarqe për të identifikuar se kush është personi në këtë foto. Për shumë muaj ky person që është djali juaj, nuk është arritur të identifikohej. Dhe personi i cili ka marrë përsipër identifikimin e djalit tuaj në këtë foto, na rezulton që është shtetasi Indrit Shaqja. Dhe dyshimet në atë kohë kanë qenë që ky person, i cili është djali juaj, të ketë informuar autorët e vrasjes për lëvizjet e personave brenda dhe jashtë lokalit.

Silvana Hamza: Renato? Jo! Nuk i bën Renato këto pista. Renato nuk futet fare. Thjesht ka hyrë për të luajtur, por për këto gjëra nuk e ke Renaton. Ai mund të luajë kudo, nuk e ndalon njeri. Mund të ikte në Tiranë, mund të ikte në Pogradec, në çdo lloj pikë basti. Ama kjo pistë që thonë këta, ai ka qenë ndonjë kriminel që ka hyrë aty, nuk është pista e Renatos tim. Renato thjesht mund të ketë qenë si një klient, mund të ketë dalë në atë moment. Renato telefonin në dorë e mbante gjithmonë. Por përderisa ato kanë dyshuar, edhe ja kanë bërë djalit. Se nga krimineli çfarë nuk pret. Në qoftë se ata nuk kanë informacion tamam të plotë për djalin tim, atëherë me të thënat e njerëzve mund ta kenë… Pa merri njëherë pyet çfarë ka bërë ky djali? Ka marrë në telefon? Ky s’është me telefon në vesh këtu që po flet! Mund t’i shkruante të shtëpisë… E kam marrë dhe unë në telefon.  /klanplus