Nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Rendit Publik për të ndaluar, si dhe e kundërshton në momentin e ndalimit, arrestohet i riu. Në pranga ka rënë Renald Canaj, 23 vjeç, banues në Tiranë.

23-vjeçari kaloi me semafor të kuq në rrugën e “Kavajës” dhe pasi i është dhënë shenja e ndalimit nga shërbimet e Policisë nuk ka ndaluar, por ka vazhduar lëvizjen me mjet duke iu shkaktuar dëme dhe tre mjeteve të tjera dhe pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është bërë ndalimi i mjetit në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike.

/tvklan.al