Itali- Për vite me radhë ka dhunuar bashkëshorten në sy të fëmijëve, sepse ajo refuzonte ti jepte para për të luajtur bixhoz. Por, pas 6 vitesh shqiptari është vënë në pranga nga policia italiane e Firences.

42- vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka keqtrajtuar shumë herë gruan e tij dhe madje herën e fundit ajo ka humbur ndjenjat, pasi është goditur rëndë.

Sipas mediave italiane hetimet ndaj shqiptarit kanë filluar në Qershorin e vitit të kaluar kur guaja e tij, gjithashtu shqiptare vendosi ta denonconte në polici.

Pas hetimeve disa mujore, në Tetorin e vitit të kaluar u morën masa ndaj shqiptarit që të mos i afrohej shtëpisë ku jetonte bashkëshortja e tij së bashku me fëmijët.  Por, shqiptari vendosi ti thyente rregullat dhe shkoi tek puna e gruas së tij dhe e dhunoi. Pas ngjarjes së fundit, ai u vu në pranga.

/tvklan.al