Mozzik ka bërë ‘xing’ me Malumën gjatë një koncerti të tij në Gjermani. Ndërsa performonte në skenë  së bashku me vëllain e tij, Getinjo, reperit i janë hedhur në skenë një palë të brendshme femrash.

Mozzik i ka marrë dhe pasi ia tregoi publikut, i vendosi në qafë dhe vazhdoi të këndonte hitin e ri, “Toto Rina”.

Duket se momenti nuk e ka shqetësuar aspak sepse edhe në postimin në InstaStory, e ka pritur me të qeshura.

Ky moment na kujtoi pak koncertin e Malumës në Tiranë ku yllit botëror i hodhën një palë reçipeta të kuqe në skenë gjatë performancës, të cilat i vari në mikrofon./tvklan.al