“T’i pres baluket apo jo?”, duket sikur kjo pyetje po mundon të gjitha vajzat këtë periudhë. Kur moti freskohet ndjejmë nevojën të ndryshojmë imazhin tonë. Kate Middleton e ka ndarë mendjen ama! Së fundmi ajo është fotografuar me një ndryshim tek flokët dhe të mendosh se nuk eksperimenton shpesh me pamjen e saj.

Gjithnjë e kemi parë me flokë gështenjë, me gjatësi mesatare dhe zakonisht me pak onde. Por, baluket anash ia kanë shtuar sharmin.

Ky ndryshim i veçantë është mënyra e përsosur për dikë që të përditësojë pamjen e tij pa humbur gjatësinë e flokëve. Kombinuar me ngjyrat e vjeshtës në veshje, do ngjani kaq e bukur./tvklan.al