Ky është momenti dramatik kur dhelpra bëhet ushqim për një gjarpër.
Robbert Cregan dhe i biri ishin duke udhëtuar në një rrugë në gjirin verior të NSË, ditën e hënë kur vunë re një dhelpër e cila ishte bërë preja e një gjarpëri.
Këto janë disa foto të pabesueshme të dy kafshëve të cilët ishin në grykën e njëri-tjetrit dhe dhelpra ishte duke u munduar të merrte frymë pasi gjarpëri i ishte mbështjellë në trup duke u munduar të mbyste.
“Dhelpra e kishte kafshuar gjarpërin në kokë. Mendoj se ajo ishte e uritur”, tha Cregan.
Por gjërat morën një kthesë të papritur kur dhelpra u bë preja duke u bërë vakti i gjarpërit./tvklan.al