Kristi dhe Marinela zhvilluan takimin e tyre të parë ku pati dhe shkëmbim puthjeje mes tyre. Mirëpo, kjo u komentua nga konkurrentet si një interes shumë i madh nga ana e Marinelës, gjë që nuk e vunë re nga ana e fronistit.

Lili: Kristi është totalisht i painteresuar.

Marinela: Unë mendoj se Kristi ka interes për mua dhe unë shumë për të, unë e kam shijuar shumë dhe nuk do më interesojë shumë se çfarë do të mendojë Lili apo familja ime që është shumë tradicionale, unë dua që atë rrahje zemre ta filloj ta ndjej.

Nadjel: Ishte shumë interesante për ta parë këtë imazh. Ajo vajza ishte e hipnotizuar nga bukuria e Kristit. Ishte puthje shumë e vogël. Nuk ndjeva të vinte.

Kristi: Atë interes që ka Marinela në mënyrë ekstreme nuk ia kthej dot.

Kleona: Mendoj se kjo ishte një strategji për të hyrë në format ashtu siç jemi ne, por nuk ka për të hyrë se Kristi nuk kishte fare interes./tvklan.al