Edhe pse thonë që vapa ikën me Gushtin, për këtë vit kjo thënie nuk qëndron.

Fundjava e fundit e muajit Gusht, por edhe fillimi zyrtarisht i vjeshtës, do të jenë shumë të favorshme për të shijuar bregdetin.

Gjysma e parë e muajit Shtator do të ketë temperature tipike të verës, termometri pritet të shënojë deri në 34 gradë Celsius. Reshje shiu, por edhe breshër pritet të ketë në zonat malore.

Sipas meteorologes, ky vit do të mbyllet me vlera më të larta të temperaturave sesa mesatarja e viteve të kaluara.

Klan Plus