“Nuk ishte mundësia”, Valmira u rrëfen pengun që i ka mbetur 8 ish-kolegeve të saj




“Nuk ishte mundësia”, Valmira u rrëfen pengun që i ka mbetur 8 ish-kolegeve të saj

14:20 23/01/2022

Ambienti i punës është si një “shtëpi” e dytë pasi aty kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Si i tillë është mirë që aty të mbizotërojë fryma e mirëkuptimit, e bashkëpunimit dhe e respektit reciprok. Valmira është me fat që tek 8 koleget e saj Edlira, Xhulieta, Klarita, Leonora, Ermira, Erjeta, Egla dhe Era gjeti ngrohtësinë e një familje. Por cili është pengu që i ka mbetur asaj?

Valmira: Në radhë të parë, ju falenderoj shumë që keni ardhur, e vlerësoj shumë. Jam shumë e gëzuar se ju shoh shumë mirë pas 3 viteve pa u takuar. Kam shumë mesazhe për ju sepse ju edhe i ndjeni, por edhe duhet t’i shpreh dhe publikisht. Jam me shumë fat që ju kam njohur. Edhe pse larg fizikisht, ju kam pasur shumë afër shpirtërisht. Jeni shumë të rëndësishme për mua. Gjitha të mirat e kësaj bote uroj për secilën prej jush dhe uroj që sa më shumë stafe pune ta kenë këtë marrëdhënie që kemi pasur ne.

Ardit Gjebrea: Valmira ka edhe një peng që i ka mbetur…

Koleget: E dimë sepse kur u martua Valmira nuk na ftoi në dasëm, nuk ishte mundësia e momentit. Dhe ne e kemi peng.

Ardit Gjebrea: Unë e dhashë idenë, ta martojmë sërish.

Koleget: Ne e martojmë sa herë të dojë ajo.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin bashkëshorti?

Valmira: Bardhi.

Ardit Gjebrea: Bardhi, bëhu gati sepse më duket se në këtë jetë do të bëhesh dhëndër disa herë./tvklan.al













Të ngjashme