Nuk iu bind policëve, arrestohet 51-vjeçari i dehur në timon

Foto ilustruese


Nuk iu bind policëve, arrestohet 51-vjeçari i dehur në timon

13:05 14/05/2021

Një 51-vjeçar është arrestuar në Fier. Policia e qytetit bën me dije se A.H. ka rënë në pranga pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Sipas informacioneve bë me dije se 51-vjeçari ka duke drejtuar motomjetin tip “Volkswagen”, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” dhe nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë së rendit publik për të ndaluar.

Pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier./tvklan.al










Të ngjashme