As ngashërimat e Marjanës gjatë “Shihemi në Gjyq” nuk e zbutin vendimin e prerë të Ferikut për mos ta pranuar në shtëpi. Bashkëshorti vijon t’i mbajë mëri gruas së tij për një vendim të sajin 20 vjet më parë dhe për të cilin, prej 3 vjetësh e ka përzënë nga shtëpia. Kështu, ka vendosur që pas 36 vitesh së bashku, të mos ketë marrëdhënie me gruan e tij.

Ky vendim ngjall reagimin e publikut të programit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Eni Çobani i drejtohet Ferikut duke i sjellë në vëmendje thirrjen e Marjanës dhe publiku e nxit ta pranojë. Por Feriku i drejtohet me një leksion dhe paralelizëm bretkosash për të shpjeguar gjendjen e tij.

Eni Çobani: Do ta pranosh bashkëshorten, 36 vjet së bashku?

Publiku (në kor): Po.

Ferik: Bravo faleminderit, këtë nuk e dija. Të më falni të gjithë ju që jeni këtu, nga jashtë e bën vërejtjen si e hedh tjetri vallen, pa futu njëherë në valle shikoje. Merr një enë dhe vër një bretkosë në të dhe vër llampën nga poshtë. Bretkosa, në qoftë se nuk e dini jua them unë, nuk jam biolog, por…

Marjana: Mirë, o Ferik, mirë.

Eni Çobani: O Ferik, për të dhënë mësim qenkë shumë mirë ti.

Ferik: E ndez atë llampën dhe gjithë energjinë e shkriu që të përballonte nxehtësinë. Dhe unë gjithë energjinë time e shkriva që të duroja atë. Gjithë pasurinë time e shkrimë se vuri veton ajo dhe bretkosa në fund ngordhi, ngordhi nga temperatura e lartë, ndërsa unë nuk dua që të pësoj atë ngordhjen. Ndaj është atje ajo, atje të rrijë./tvklan.al