Te Komisioni i Sigurisë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dha shpjegime lidhur me 4 kërkesa të bëra nga deputetët demokratë. Ai theksoi se nuk është i kënaqur me rezultatet e deritanishme të Policisë, megjithatë u shpreh optimist për në vijim.

“Kam ardhur t’ju informoj mbi kornizat e veprimtarisë ligjore të Ministrit. Nuk jam i kënaqur me rezultatet e deritanishme të policisë së Shtetit, por policia është në krye të detyrës dhe do të vazhdojë të lartësohet në ditët në vijim. Nuk ka lidhje me mjegullën dhe paragjykimet e ngritura për gjendjen e rendit në vend. Unë ju siguroj se kam gjetur një polici të konsoliduar, profesionale e cila më inkurajon ditë për ditë të bëj detyrën dhe për ta lartësuar e çuar misionin e saj më tej“, deklaroi Hoxha në nisje të seancës dëgjimore.


/tvklan.al