Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka gjetur ngjyrën e vërtetë të Uranit dhe Neptunit. Deri më tani mendohej se Neptuni kishte një ngjyrë blu të errët, por rezulton se dy planetët kanë ngjyrë të ngjashme. Nuanca e Neptunit është paksa më e dukshme se e Uranit.

Ngjyra e dy gjigantëve të akullt është rezultat i nivelit të lartë të metanit në atmosferat e tyre, një gaz që përthith dritën e gjelbër dhe të kuqe. Në imazhet e vjetra të NASA Voyager 2, Neptuni dukej në blu sepse fotove u ishte ndryshuar kontrasti për të theksuar karakteristikat e tij.

Në fotot e reja, ngjyra e vërtetë e dy planetëve duket të jetë blu në të gjelbër të zbehtë.

Studimi i ri ka hedhur dritë edhe mbi misterin e Uranit që duket sikur ndryshon ngjyrë përgjatë stinëve të tij. Vëzhgimet e mëparshme kanë treguar se planeti duket më i gjelbër në verë dhe dimër kur polet e tij drejtohen nga Toka dhe dielli.

Duke përdorur modelet kompjuterike, ekipi thotë se një mjegull atomesh metani formohet mbi polin e drejtuar nga dielli, shpërndan dritën dhe rrit reflektimin e valëve të gjelbra dhe të kuqe. Gjithsesi mbetet ende një enigmë pse nivelet e metanit janë më të pakta në polet e Uranit dhe pse mjegulla formohet mbi polin më të ngrohtë.

Sugjerimi i shkencëtarëve është që NASA dhe ESA të bashkëpunojnë për të dërguar një raketë në Uran e  Neptun pasi këta planetë janë ende të pazbuluar dhe janë studiuar vetëm përmes vëzhgimeve të të dhënave./tvklan.al