Tre opinionistët e “Love Story”, kanë komentuar zgjedhjen e dytë të Deas, e cila këtë javë do të dalë në një takim me Albionin.

Jerina, Bleona dhe Roberti thonë se gjithçka ka qenë strategji dhe sipas tyre nuk ka ende ndjenja mes konkurrentëve. Kjo sipas Roberit tregohet dhe me faktin që trëndafili i Deas kishte përfunduar në duart e tij dhe jo tek Albioni.

Kjo ka bërë që konkurrentet t’i thonë Albionit se ai nuk mban dot një trëndafil dhe jo me të mbajë Dean.

Jerina: Mendoj se e ka nisur me alfabet. Djemtë me vajzat do njihen me njëri tjetrin , do ketë secili hapësirën e vetë për të dalë në takime. Nuk mendoj se është ndonjë zgjedhje specifike.

Bleona: Vendosi t’i japë një shans një djali që nuk kishte shans për të folur. Ai mund të jetë më interesant dhe më i matur se djemtë e tjerë. Më vjen mirë për zgjedhjen që ka bërë.

Roberti: Gjërat janë akoma në nivelin e strategjisë. Nuk ka asnjë ndjenjë, mos ëndërroni. Fakti që trëndafilin e Deas e kam unë, këtu tregohen të gjitha.

Eni Shehu: Dea si përfundoi takimi jot në duart e Roberit?

Dea: Këta ta tregon Albioni.

Albioni: Ma mori nga duart.

Dea: Kjo tregon se nuk je i zoti që të mbash.

Daniela: Nuk je i zoti që të mbash një trëndafil, jo më Dean./tvklan.al