Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy kushërinj të parë të cilët nuk kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin. Ata janë 8 kushërinj që kanë trashëguar një pyll nga gjyshi i tyre Ibrahim Azizolli.

Por një familje tjetër me mbiemrin Frakulli ia ka marrë pronësinë e këtij pylli në mënyrë të pashpjegueshme. Shpëtimi dyshon se Lulëzimi mund t’i ketë ndihmuar duke degraduar dhe debati në ofendime dhe të shara.

Shpëtimi: Në pronat që kemi nga gjyshi jonë Ibrahim Azizolli dhe jemi 8 pjesëtarë. Lulëzimi gjatë kësaj kohe prej 7 vitesh na ka marrë një dosje nga Agjencia e trajtimit të pronave Tiranë. Dosja përbëhet prej 47 fletësh që kemi paraqitur në zyrën e regjistrimit Elbasan. Ky e ka marrë fotokopjen sepse do e rregullonte pronën me një avokat Tiranë.

Lulëzimi: Ti nuk di se çfarë flet, nuk i kupton fjalët, s’di çfarë llafos. Ai nuk e kupton se çfarë do të thotë fjala mashtrues. Nuk je në markatën e Elbasanit, je në Tv Klan. Or ti je t’u fol keq or ti!

Shpëtimi: E zhduku fotokopjen me 47 fletë dhe me të drejtë më lind dyshimi, ku e çoi këtë fotokopje sepse është e 8 pjesëtarëve të Ibrahimit. I them kushëririt tim sepse ai e mbante dokumentacionin, ku e ke dosjen? Më tha e ka marrë Lulëzimi sepse do ikte në Tiranë tek një avokat. Kjo ka 6-7 vjet. I them Lulëzimit në telefon dhe ai më thotë ku merr vesh ti nga dosja, nuk e kam marrë unë dosjen.

Eni Çobani: Pse dyshoni tek Lulëzimi?

Shpëtimi: Dyshoj sepse në 2013 kur morëm pronën, vajti në Drejtorinë Pyjore në Elbasan pa dijeninë tonë dhe mori një leje për shkalitje pylli prej një viti dhe e shfrytëzoi vetëm ai.

Lulëzimi: Çfarë me ke ti mua?

Shpëtimi: Mos të paça, kushëri të parë.

Ardit Gjebrea: Unë nuk ta them dot këtë gjë sepse të keqit nuk i përgjigjem dot me të keq.

Shpëtimi: Ti po më përmend ilaçet, unë jam i sëmurë si 80% e popullsisë e kështu që s’ka lidhje.

Lulëzimi: Si më quan ti mashtrues?

Shpëtimi: Zonja Eni me shfrytëzimin e pyllit që bëri prej 1 viti na paraqitet në prokurori sepse përlaset me palën tjetër të familjes Frakulli të cilët janë kundërshtarët dhe pronarët e vërtetë.

Eni Çobani: Sot ata e kanë marrë pronën tuaj për të cilën ju jeni në këtë konflikt.

Shpëtimi: Prej një viti Lulëzimi shfrytëzonte pyllin, prona jonë u dënua nga prokuroria sepse pa mendimin tonë dhe pa avokat, vajti u paraqit tek prokurori me palën e Frakullit , bënë debate, se çfarë bënë ne nuk dimë asnjë gjë fare, por atje Lulëzimi duhet të shkonte me avokat sepse ne e kishim marrë pronën, ishim pronarë të ligjshëm. Nga debati që bëri, prokurori e dënon me 800 mijë Lekë, e dënoi sepse ka bërë prerje në pyll. /tvklan.al