Facebook ka bërë ndryshime në dizajn për faqen në desktop. Synimi është për t’i bërë gjërat më të thjeshta për përdoruesit.

Një ndryshim në ridizajnimin e rrjetit social është edhe opsioni “dark mode”. Por jo të gjithë i pëlqejnë këto ndryshime të Facebook.

Për fat të mirë, kompania ka menduar edhe për ju dhe ka mundësuar një opsion që ju lejon të ktheni faqen në gjendjen e mëparshme apo në modalitetin klasik. Për ta bërë këtë, është shumë e thjeshtë.

Mjafton të hynin në opsionin Menu dhe aty do të gjeni një opsion tjetër të quajtur “Switch”.

Klikojeni dhe do t’ju rikthehet Facebook-u i mëparshëm. Por, ekspertët e teknologjisë thonë që nëse kompjuteri juaj ka një hardware të vjetër, Facebook klasik do të punojë më me vështirësi dhe nuk do të ketë shumë opsione.  /tvklan.al