Policia në aksion kundër fishekzjarreve të jashtëligjshme

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, për festat e fundvitit, nuk vendosën masa shtesë shtrënguese, përkundër rrezikut nga përhapja e valës së virusit Omicron.

Mbeten fuqi masa restriktive siç janë mbajtja e maskës, distanca dhe certifikata e vaksinimit gjatë hyrjes nëpër objekte të mbyllura. Ky vendim u arsyetua se situata epidemiologjike në vend është stabile dhe masat aktuale janë të mjaftueshme për mbrojtje nga Covid-19.

Mirëpo organet e rendit, kohëve të fundit kanë ndërmarrë një sërë aksionesh kundër trafikimit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike. Janë konfiskuar sasi të shumta të këtyre mjeteve nëpër shumë qytete të vendit.

“Piroteknikën t`ua lëmë profesionistëve, ngase një vend shumë më i bukur për festë është rrethi i më të afërtve sesa qendrat e urgjencës”.

Autoritetet e shëndetësisë kanë bërë thirrje që gjatë festave nëpër restorante dhe ahengje familjare të respektohen masat dhe nëse qytetarët u përmbahen rekomandimeve të mjekëve, siç thonë, nuk pritet që pas festave të ketë rritje të shifrave të infektimeve.

Tv Klan