Koreja e Jugut nuk pranon bisedime me Korenë e Veriut. Negociatat nuk janë të mundura midis tyre, pasi Koreja e Veriut i ngarkon Jugut fajin e vendimeve të marra.

Kjo e fundit, patjetër që nuk e pranon një gjë të tillë, nisur edhe nga fakti se është Kim Jong-un, udhëheqësi i Koresë së Veriut, ai që së bashku me kreun e Shtëpisë së Bardhë merr vendime në emër të të gjithëve për të vendosur paqe e për të siguruar unitet.

Një ndër vendimet e marra nga palët e sipërpërmendura dhe që konsiderohet si i papranueshëm për koreanojugorët, është fillimi i negociatave për denuklearizim. Krahas kësaj, Koreja e Veriut po përballet me sanksione ndërkombëtare për zhvillimin e armëve bërthamore, veprim ky i Phenianit që vulos pamundësinë e negocimit mes dy Koreve.

Pas vendimit të marrë pnë Luftën e Dytë Botërore për ndarjen e territoreve koreane në dy pjesë, Koreja e Jugut nuk kërkon gjë tjetër përveçse respektimin e këtij vendimi.

Klan Plus