PS refuzon bashkimin e nismave, opozita braktis mbledhjen

Edhe pse më herët nga foltoret e partive kishin dhënë sinjale bashkëpunimi për amendimet kushtetuese, mbledhja e Këshillit të Legjislacionit prodhoi përplasjen e parë mes maxhorancës dhe opozitës për këtë çështje.

Shkak u bë kërkesa e opozitës për të diskutuar së bashku me nismën e socialistëve edhe amendimet kushtetuese të demokratëve për vetingun në politikë.

Por ndryshe nga demokratët përfaqësuesja e LSI-së qëndroi në sallë teksa kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla kërkoi ecjen përpara me nismën kushtetuese të shumicës.

Edhe jashtë Kuvendit, demokratët ripërsëritën të njëjtin qëndrim. Në mbledhjen ku opozitën me kolegët e tij socialist iu desh ta bënte socialisti Fatmir Xhafaj, u ra dakord që të ofronin ekspertizën e tyre përfaqësuesit e EURALIUS-it dhe OPDAT-it, si dhe konstitucionalistë.

Tv Klan