Brenda muajit Korrik, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përfundon verifikimin e të gjithë kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe inspektorë të lartë të drejtësisë.

Ardian Dvorani, kryetar i KED, sqaroi se ky proces nuk mund të quhet i përfunduar nëse kandidatët nuk kalojnë procesin e Vettingut, duke mos dhënë një datë se kur Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.

Gjykata më e rëndësishme e vendit është vetëm më një anëtar dhe nuk mund të shqyrtojë çështje, pasi pjesa më e madhe e gjyqtarëve u shkarkuan nga Vettingut. Aktualisht në Gjykatë presin të shqyrtohen rreth 80 dosje dhe numri pritet të rritet.

Tv Klan