Finalja e Kupës së Danimarkës ndalet për 15 minuta prej tifozëve

Finalja e Kupës së Danimarkës, Aalborg dhe Sonderjyske është ndërprerë për rreth 15 minuta, pasi tifozët nuk po respektonin distancimin fizik në tribuna. Në stadium ishin 725 mbështetës për secilin ekip, por që qëndronin pranë me njëri-tjetrin.

Kjo bëri që të ndalej takimi deri në momentin që spektatorët u vendosën në distancë. Për t’i bindur ndërhynë edhe pjesëtarë të skuadrave. Autoritetet shëndetësore kishin lejuar praninë e tyre në respekt të masave anti Covid-19.

Në fund festa ishte e Sonderjyske, që me suksesin 2-0 mori trofeun e parë të rëndësishëm në historinë e klubit.

Tv Klan