Barazim mes Barcelonës e Atleticos, Reali gati të përfitojë

Gara për titull në La Ligën spanjolle vijon të jetë e nxehtë tre javë përpara fundit. Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi përballë Atletico Madrid, duke lënë gjithçka të hapur për fituesin e trofeut në fund të sezonit.

Skuadra e Ronald Koeman ishte me dy fytyra përballë kryesuesve aktual, pasi në pjesën e parë mendoi për të goditur në kundërsulm rivalin, ndërsa në të dytën u shfaq më kërkuese, por mungoi saktësia.

Ky ishte barazimi i 8-të për Atleticon në këtë sezon, ku kryeson La Ligën me 77 pikë, dy pikë më shumë se Barcelona ndjekëse.

Kjo pikë i mban në presion ekipet, pasi pas vjen Reali i Madrid, që me një fitore ndaj Sevilla-s do parakalonte Barcelonën e vendit të dytë dhe do barazohej me pikë me Atleticon, që aktualisht është e favorizuar për të fituar titullin.

Klan News