Vendos VAR, Dybala barazon me penallti

Nuk pati fitues në derbin e Italisë mes Interit dhe Juventusit. Ndeshja u vendos nga sistemi VAR që dha një penallti për bardhezinjtë në minutat e fundit.

Ishte Xheko që kaloi zikaltërit në avantazh që në minutën e 17’.

Por në minutën e 89’ të takimit, VAR konsideroi të parregullt një ndërhyrje në limitin e zonës.

Paolo Dybala barazoi 1-1 për Juventusin duke i dhënë 1 pikë që nuk i vlen shumë për renditjen, por të paktën shmangu humbjen.

Me këtë barazim Inter mbetet në vendin e tretë të renditjes, 7 pikë më pak se Milan dhe Napoli që kryesojnë me pikë të barabarta.

Më herët Napoli u ndal në një barazim pa gola në fushën e Romës. 

Tv Klan