Da Silva kaloi shumë shpejt në avantazh skuadrën e trajnerit Bërdariç, ç’ka u duk se i hapi udhë suksesit të dytë të shkodranëve në këtë sezon të kampionatit. Por presioni i ushtruar nga të kuqtë dha frytet e saj.

Në minutën e 88’ minutë, tentativa e Albion Markut ndalet nga mbrojtja që gjithsesi nuk largon si duhet.

Aty përfiton Rrapaj, i cili lëshon një silurë të vërtetë nga hyrja e zonës duke dërguar në delir Partizanin.

Një pikë me mjaft vlera për kryeqytetasit, që duket se nuk kanë gjetur ende ritmin në kampionat pasi kanë koleksionuar vetëm dy barazime.

Ndërkaq, Vllaznia mbetet në vendin e tretë me 5 pikë. Sfidat që mbyllin javën e tretë të Superligës janë Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.