Real e Chelsea barazojnë 1-1, finalisti vendoset në Angli

Finalisti i Champions League mes Real Madrid dhe Chelsea është shtyrë për një javë më pas, pasi takimi i parë u mbyll në barazim 1-1. Supersfida e “Alfredo di Stefano” u zhbllokua pas 14 minutash lojë.

Rudiger dhuroi një asist perfekt për Pulisic, i cili pasi dribloi portierin shënoi me portën e boshatisur. Kjo zgjoi Realin e Madrid, që u hodh në sulm për t’u rikthyer në lojë.

Spanjollët gjetën rrugën e rrjetës pas gjysmë ore loje, me njeriun lider të kësaj skuadre, Karim Benzema. Topi i mbetur para portës së Bluve u kontrollua mirë nga francezi, që me gjysmë-rofeshatë tundi rrjetën.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me raste në të dy krahët, por rezultati mbetet 1-1. Kalimi në raundin final do vendoset në “Stamford Bridge” më 5 Maj, me Chelsea-n që niset e favorizuar.

Klan News