Nuk ka fitues në kryesfidën e javës së 21-të në Seria A. Milan – Napoli ka përfunduar në barazim 0-0. Takimi ka qenë i ekuilibruar, ku nuk kanë munguar rastet për shënim.

Dy portierët, Dunaruma e Ospina, kanë qenë deçiziv me pritjet e tyre. Në minutën e 71′ debutoi me fanelën e Milanit, polaku Piatek. Ndërsa mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj vazhdon të mos aktivizohet nga Ançeloti.

Pas këtij rezultati, Napoli ngushton në 8 pikë diferencën me Juventusin kryesues. Bardhezinjtë kanë një sfidë tepër të vështirë nesër në mbrëmje, ku presin Lacion. Nga ana tjetër Milani rrezikon vendin e katërt të klasifikimit nga Sampdoria apo Roma.

Tv Klan