Takimi u ndërpre për 40 minuta, defekt te prozhektorët

Tirana është ndalur në ‘Selman Stërmasi’ nga Teuta në barazim pa gola në javën e dytë të Superligës. Në fakt, një javë që nisi totalisht në errësirë pasi ky takim u ndërpre për rreth 40 minuta për shkak të problemeve me prozhektorët në impiantin kryeqytetas.

Bardheblutë ishin pranë golit në minutën e 23′, por topi i goditur nga sulmuesi Ngo preku traversën.

Dhe pjesa e dytë nisi me Tiranën në sulm, e cila u shfaq më kërkuese dhe për faktin që luante përballë publikut të saj. Kjo u pa edhe nga zevendësimet e trajnerit Ardian Mema, i cili mendoi më shumë për repartit e avancuar. Por ndryshimet nuk sollën reazultat.

Të dy ekipet u ndanë me nga një pikë. Në javën e tretë Tirana përballet jashtë me Vllazninë ndërsa Teuta pret Luftëtarin.

Tv Klan