Kim Kardashian është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Me jetën e saj private dhe foton që publikon ajo di që të jetë gjithmonë në sytë e mediave.

Së fundmi modelja amerikane ka publikuar një foto nudo. Kim nuk mban asgjë veshur në trup, por pjesët intime i ka mbuluar me duar.

Fotoja e autores së “Keeping Up With The Kardashians” vijnë pak ditë pasi ajo i ka dhënë fund martesës me reperin Kanye West.

Prej kohësh Kim dhe West duket se nuk ishin rehat në krahët e njëri-tjetrit dhe mediat amerikane kanë shkruar se çifti tashmë nuk është më bashkë.

Pritet që në javët në vijim në serialin “Keeping Up With The Kardashians” të tregohet e gjithë historia e ndarjes së tyre./tvklan.al