Pas disa orë bisedimesh, liderët politikë në Maqedoni nuk arritën një marrëveshje lidhur me referendumin për emrin. Krerët e partive kryesore Kristijan Mickovski dhe Zoran Zaev nuk heqin dorë nga qëndrimet lidhur me pyetjen e referendumit. Për kryeministrin Zaev, Mickovski nuk e do anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ndërsa kreu i VMRO-së tha se kërkesa e tyre për referendumin ishte që pyetje të jetë me një kuptim e të mos shkaktojë dykuptimësi. Në takim morën pjesë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe Bilal Kasami nga Lëvizja Besa.

Opozita ka vendosur si kusht aprovimin e një ligji për financimin e partive, formimin e një qeverie teknike 100 ditë para çdo zgjedhjeje dhe ndryshime në Kodin Penal lidhur me amnistinë.

Ky është takimi i tretë mes palëve, dy të parët përfunduan pa sukses.

Tv Klan